Skandali i Princit Andrew me Epstein, një histori që nuk ka fund Pikëpyetje të shumta ka ngritur në Gjermani fakti që ekonomia globale të rritet pak më shumë se tre për qind këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por vendi i konsideruar si motori ekonomik i Europës, vetë do të vazhdojë të mbetet në recesion.
Në vitin e ardhshëm, prodhimi ekonomik gjerman do të rritet me vetëm 0,8 për qind, që është 0,5 pikë përqindjeje më pak se sa ishte parashikuar në korrik, sipas të dhënave nga parashikimi i fundit i FMN-së.
Për vitin aktual 2024, Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon madje për Gjermanin rritjen më të dobët mes vendeve kryesore industriale të G7. Aq të zymta janë projeksionet e institucionit të rëndësishëm, sa sipas tyre, Gjermania duhet të jetë në fund vitin e ardhshëm diku në një nivel me Italinë.
“Gjermania do të rëndohet nga problemet me konsolidimin e buxhetit dhe një rënie e madhe e çmimeve të pasurive të paluajtshme”, thuhet në raportin e FMN-së, që i ka kritikuar prej kohësh problemet strukturore në Gjermani si mungesa e punëtorëve të kualifikuar në vend, apo përmbajtja e konsumatorëve në shpenzime. Qeveria gjermane vetë, edhe pret dhe ajo recesion këtë vit, përpiqet të rezervojë tone disi më optimiste se FMN-ja për rritjen ekonomike në vitin e ardhshëm. Sipas informacioneve të fundit,qeveria pret në vitin 2025 një rritje prej 1,1 për qind.
Në përgjithësi sakaq, edhe pse perspektiva e FMN-së për ekonominë globale është disi më e mirë – ajo sërish nuk është tepër e mirë. Pritet një rritje prej 3,2 për qind si këtë vit ashtu edhe vitin e ardhshëm. FMN-ja e quan parashikimin global “të qëndrueshëm, por jo shumë të madh” dhe paralajmëron për pasiguri dhe rreziqe.
Top Channel