Babë e bir nga Ukraina dënohet 20 vjet burg për terrorizëm në Bjellorusi (fotot)

24/10/2024 17:48
Gjykata e qytetit Gomel dha dënimet

Një baba dhe biri i tij nga Ukraina janë dënuar sot me 20 vjet burg secili nga një gjykatë në Bjellorusi pasi u shpallën fajtorë për përgatitje aktesh terroriste.

Gjykata e qytetit Gomel dha dënimet për Serhiy Kabarchuk dhe djalin e tij Pavlo, të cilët ishin arrestuar në shkurt për grumbullimin e një arsenali armësh e eksplozivësh.

Televizionet shtetërore publikonin imazhet e dyshes Kabarchuks duke thënë se ata vepronin sipas urdhrave të inteligjencës ukrainase SBU.

Shumë observues në Perëndim thonë se pranimi televiziv i fajit nga të dënuarit është bërë nën kërcënim dhune.

Ukraina ende nuk ka komentuar për cështjen, shkruan rrjeti amerikan AP.

Bjellorusia ka një kufi të gjatë me Ukrainën dhe me Rusinë, teksa kjo e fundit ka stacionuar në Bjellorusi trupa që përdoren për operacionin në Ukrainë.

Bjellorusia thotë se ‘mban një numër armësh bërthmore të Rusisë’ dhe është zotuar të ndihmojë në fushatën e saj ushtarake.

FOTO GALERI
1/2
Bjellorusia ka një kufi të gjatë me Ukrainën dhe me Rusinë, teksa kjo e fundit ka stacionuar në Bjellorusi trupa që përdoren për operacionin në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA