Pamje shokuese janë publikuar në mediat e SHBA kur automjeti i zv. presidentes Kamala Harris thuajse u godit nga një shofer që besohet se ishte i dehur.
Incidenti ndodhi mbrëmjen e të hënës në autostradën kryesore të Milwaukee, Wisconsin, në verilindje të vendit,.
Shoferi që drejtonte në lëvizte të gabuar avanconte drejt karvanit të kandidates presidenciale në autostradën Interstate 94.
Në video shihet se si makina e bardhë zhvendoset majtas pranë automjeteve të policisë e sigurisë së zv. presidentes duke rrezikuar edhe atë vetë.
Policia tha se besonte se burri 55 vjeçar ishte i pirë pasi në makinë e tij u gjet një kanaçe e hapur birre, sipas rrjetit vendas WISN-TV.
Sherifi i Milwaukee kishte ndaluar më pas të dyshuarin teksa tha se nuk ishte në gjendje të mirë mendore.
Kur oficerët e informuan se thuajse kishte goditur makinën e ai tha se nuk mbante mend të kishte rrezikuar asnjë automjet, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Incidenti ka ngritur paralelizma për mangësitë e sigurisë pasi disa atentateve të raportuara kundër kandidatit republikan presidencial Donald Trump./TheSun/
Top Channel