22/12 22:51
Dy persona humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u mbyt në Kanalin e La Manshit të mërkurën e 23 tetorit në mëngjes, thanë autoritetet detare franceze.
Prefektura detare franceze për Kanalin dhe Detin e Veriut tha se 46 persona të tjerë u shpëtuan pas incidentit në brigjet e Calais.
Një operacion shpëtimi filloi të mërkurën pranë Calais pasi një jelek shpëtimi u pa në det.
Dyzet e tetë persona u gjetën në kërkim dhe ndihma e parë iu dha dy personave të pavetëdijshëm të sjellë në bordin e anijes Minck. Ata u konfirmuan më vonë të vdekur në Calais, tha prefektura detare franceze.
Kjo është një tjetër tragjedi që ka ndodhur në Kanalin e La Manshit, ku përpara disa ditësh humbi jetën një foshnjë.
Top Channel