Genc Gjokutaj, avokati i Ilir Metës, ka folur për mediat pasi GJKKO shpalli vendim dhe e la ish-presidentin në burg.

Ai tha se e prisnin këtë vendim dhe se do ta ndjekin në rrugë ligjore duke paralajmëruar ankimim. Ai tha se do të bëjë dhe kallëzim penal ndaj policisë, pas arrestimit të tij.

Ndërkohë i pyetur se përse Ilir Meta e humbi qetësinë sot në seancë, ai u shpreh: Nuk e ka humbur qetësinë, toni i lartë… e vërteta thuhet më zë të lartë. Është në të drejtën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA