Irani dënon vrasjen e mjekëve nga forcat izraelite në Liban: Krim lufte!

23/10/2024 15:26

Teherani ka dënuar ashpër vrasjen e një mjeku iranian në Liban, duke e quajtur atë një krim lufte.

Dr Ali Heydari ishte vendosur në Bejrut për disa kohë për të ofruar ndihmë mjekësore për viktimat e sulmeve izraelite, tha ministria e jashtme e Iranit.

“Akti i regjimit sionist në shënjestrimin e Dr Heydarit, i cili po vepronte si mjek për të trajtuar të plagosurit dhe për të ndihmuar pacientët, është një shkelje e qartë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949 që ndalojnë sulmet ndaj spitaleve dhe qendrave mjekësore dhe mjekëve dhe profesionistëve mjekësorë, dhe konsiderohet krim lufte”, thuhet në deklaratë.

Ministria u bëri thirrje gjithashtu organizatave përkatëse të dokumentojnë raste të “shkeljeve të rënda të ligjit ndërkombëtar humanitar” nga ushtria izraelite në Liban.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA