India e Kina arrijnë marrëveshje të përkohshme për zonën e kontestuar të kufirit (fotot)

23/10/2024 17:54
Karvan i ushtrise indiane ne Leh, Ladakh ne kufi me Kinen

Zhvillimi vjen pak para takimit të vendeve të grupit ekonomik BRICS në Rusi, ku kryeministrat e dy vendeve Narendra Modi e Xi Jinping do të mbajnë takim bilateral, thonë mediat.

India njoftoi dje se ka arritur një marrëveshje në bisedimet me Kinë për përplasjet gati katër vjeçare në zonat malore kufitare të papërcaktuara qartë.

Ministria e jashtme indiane dha njoftimin para takimit te kryeministrit Narendra Modi me presidentin kinez Xi Jinping në samitin e fundit te muajit.

Zëdhënësi Vikram Misri tha se dy palët kishin rënë dakord për patrullimin e zonë së quajtur “Linja Aktuale e Kontrollit” në rajonin Ladakh, për të siguruar që të mos ndodhin shkelje. Dy palët thanë se mbi këtë do vijojnë hapat e ardhshëm të marrëveshjes.

Ministri i jashtëm indian shtoi se palët kishin rikthyer situatën e kufirit rreth 3,500-kilometra në atë të vitit 2020.

“Një mirëkuptim është arritur sot që siguron mosprishjen e paqes e qetësisë, që marrëdhënia e dy vendeve të vazhdojë përpara”, tha ministri.

Nga Pekini nuk kishte konfirmime të menjëhershme të marrëveshjes, e cila vjen pas rreth 30 raundesh bisedimesh për çeshtjen e komplikuar kufitare.

Më herët kreu i ushtrisë indiane Upendra Dwivedi tha se situata në kufi është e qetë edhe pse “jo normale”, duke shtuar se zbatimi i marrëveshjes varet shumë nga komandantët në terren, shkruan CNN.

FOTO GALERI
1/3
Ministria e jashtme indiane dha njoftimin para takimit te kryeministrin Narendra Modi me presidentin kinez Xi Jinping

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA