Gjykata urdhëroi Rudy Giulianin të dorëzojë apartamentin në Nju Jork dhe 26 orë të shtrenjta.
Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani, duhet t’u dorëzojë suvenirë sportiv dhe pasuri të tjera me vlerë që ai zotëron, dy punonjësve të zgjedhjeve në Xhorxha, të cilat fituan një vendim gjyqësor për shpifje ndaj tij, që lidhej me zgjedhjet e vitit 2020.
Dy punonjëset, nënë e bijë, thanë se Giuliani u jepte zë gënjeshtrave të Donald Trumpit mbi vjedhjen e zgjedhjeve, gjë që bëri që ato të kërcënoheshin disa herë me vdekje e që jeta e tyre të vihej në rrezik.
Rudy Giuliani, tashmë 80 vjeç, pritet t’i paguajë Ruby Freeman dhe vajzës së saj, Wandrea “Shaye” Moss, një dëmshpërblim prej 148 milionë dollarësh.
Mes pasurive që duhet të dorëzojë zoti Giuliani, përfshihet apartamenti i tij në qytetin e Nju Jorkut, më shumë se 26 ora të shtrenjta dhe një makinë Benc Mercedes e vitit 1980, dikur në pronësi të yllit të kinemasë Lauren Bacall.
Pas vendimit të gjykatës për të paguar 148 milionë dollarë, zoti Giuliani bëri kërkesë për të shpallur falimentimin, gjë që bllokonte përpjekjet e zonjës Freeman dhe zonjës Moss për të marrë dëmshpërblimin, por gjykatësi e hodhi poshtë kërkesën.

Top Channel