“E bëra me djersë të ballit, pallati është i imi”, nëna e moshuar e trafikantit flet për mediat pas konfiskimit

23/10/2024 13:35

Forca të shumta policore qenë të pranishme paraditen e sotme para hotelit “Colombo” në plazhin e Durrësit për të ekzekutuar përfundimisht konfiskimin e tij për llogari të shtetit, objekti është në pronësi të Pëllumb Tudës, i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike jashtë shtetit.

Në një deklaratë për mediat, e ëma e tij shprehet se prona është e saj, e trashëguar nga bashkëshorti që nuk jeton më dhe ka marrë fëmijët për të jetuar në pronën e saj.

“Kam pesë çuna, pesë vajza dhe pesë dhëndra. I kam bërë shtëpitë me djersë të ballit. Këto shtëpi kemi nga 30 vite që kemi filluar t’i bëjmë. 15 vite kam që rri me fëmijët brenda. Duke i bërë pak nga pak, duke shkuar e duke ardhur jashtë shtetit.

S’kam blerë shtëpi, e kemi bërë vetë. Pallati është i imi, i burrit tim. Burri më ka vdekur dhe më ka kaluar pronën.

Pëllumbi është fëmija im. Burri më ka vdekur dhe pronën ma ka lënë mua. Fëmijët e mi po rrinë në pronën time”, tha nëna e Pëllumb Tudës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA