Çel dyert Kampusi i Europës në Tiranë, Federica Mogherini: Sot mund të festojmë një arritje historike! Janë pranuar 32 studentë

23/10/2024 17:10

Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Europës, ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Europës në Tiranë, që çel tashmë dyert për studentët e parë.

Ajo tha se nga 241 aplikime, janë pranuar 32 studentë që do të jenë pionerët e parë të këtij Kampusi.

“Nisi dy vite më parë me një ide nga kryeministri Edi Rama. Vitin e kaluar ishim këtu ku çelëm pranimet për studentët, patëm 241 aplikime, bëmë 122 intervista dhe përzgjodhëm 32 studente nga 21 kombësi që sot janë pionierët e parë në këtë Kampus.

Kjo është falë jush Urusla sepse besuat në këtë projekt dhe i kushtuat peshën politike më pas”, u shpreh ajo teksa falënderoi po ashtu kryeministrin Edi Rama, kreun e bashkisë së Tiranë Erion Veliajn dhe studentët që aplikuan dhe besuan në këtë projekt.

“Të kremtojmë një arritje historike për Kolegjin, Tiranën, Ballkanin Perëndimor dhe Komisionin Europian. Një prej gjërave më të rëndësishme është fakti që kur Kolegji hap Kampusin, do të qëndrojë këtu këtë vit. Për të paktën 75 vite në vijim Kolegji do te jetë këtu për të përgatitur diçka edhe më historike, ribashkimin e kontinentit tonë”, u shkreh ajo mes të tjerash.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA