A ka një afat kur do anëtarësohet Shqipëria në BE, përgjigjet presidentja e KE: Deri në fund të vitit…

23/10/2024 16:50

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidentja e KE, Ursula Von der Leyen u pyet nëse ka një afat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE pas hapjes së kapitullit të parë të negociatave.

Presidentja e KE, tha se procesi varet nga merita dhe nga integrimi i Shqipërisë dhe nëse ecën si duhet, kapitujt do të hapen deri në fund të vitit të ardhshëm.

Procesi varet nga integrimi, me Shqipërinë kemi shembull të shkëlqyer. Nëse ecën si duhet do të hapim kapitujt deri në fund të vitit të vitit të ardhshëm, por duhet bërë puna”-tha Von der Leyen.

Presidentja u pyet edhe për arrestimin e Ilir Metës dhe dha shkurt këtë koment.

“Nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore por jo çështje individuale”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA