Ekskursionistja gjendet me kokë poshtë, e bllokuar mes dy shkëmbinjve kur tentoi të merrte celularin e humbur (fotot)

22/10/2024 21:54

Në fotot shihen momentet kur një ekskursioniste e tmerruar e gjeti veten të bllokuar me kokë poshtë mes dy gureve të mëdhenj, teksa tentonte te rikuperonte celularin e saj.

Vetëm këmbët e të resë shihen nga poshtë shkëmbinjve pasi i ishte bllokuar koka për disa orë mes tyre.

E reja e identifikuar si Matilda Campbell ishte arritur të shpëtohej nga grupet e ndihmës në juglindje të Australisë.

Mrekullisht ajo mbijetoi vetëm me disa gërvishtje, por celulari që i kishte rënë nuk u arrit të gjendej.

Më vonë në një mesazh online e reja naive shkruante: “Falemnderit për grupin që më shpëtoi, por gjynah për celularin”.

Miqtë e saj të tmerruar kishin tentuar ta shpëtonin pas aksidentit të pafat në luginën Hunter Valley në shtetin austrialian New South Wales.

Por më në fund arritën të thërrisnin grupet e ndihmës që kryen operacionin e ndërlikuar për të nxjerrë ekskursionisten nga vrima tre metra e thellë.

Ata ndërtuan një strukturë të drunjtë për ta mbrojtur nga punimet që do të kryenin për ngritjen e një guri të madh që bllokonte daljen.

Specialisti ambulancës Peter Watts tha për rastin: “Në 10 vjet operacioni si mjek ambulance nuk kisha hasur detyrë të tillë, ishte shumë sfiduese por dhe shpërblyese”, shkruan rrjeti britanik The Sun.

FOTO GALERI
1/4
Vetëm këmbët e të resë shihen nga poshtë shkëmbinjve pasi i ishte bllokuar koka për disa orë mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA