Viktimat e katastrofës së minierës në Brazil, shpresojnë për drejtësi nga gjykata e Londrës (fotot)

21/10/2024 18:56

Viktimat dhe ankimuesit ishin mbledhur sot para Gjykatës së Lartë të Londrës ku do të vendoset nëse grupi gjigant australian BHP ka përgjegjësi për një nga katastrofat më të rënda mjedisore në Brazil.

Një digë e grupit BHP që u shemb në vitin 2015, lëshoi një tsunami balte e mbetjesh toksike në fshatrat vendase, në lumenj dhe në oqean, duke lënë gjithashtu 19 njerëz të vrarë.

“Në Brazil ata nuk duan të na dëgjojnë,” thotë Ana Paula Alexandre, e cila humbi bashkëshortin në tragjedinë e nëntë viteve më parë.

Gjyqi mund të shkaktojë dëmshpërblime prej miliarda dollarësh që do të ndahen mes mijëra njerëzve të dëmtuar nga katastrofa.

Diga Fundao në minierën e hekurit të shtetit Minas Gerais menaxhohej nga kompania Samarco, ndërsa ishte në pronësi të BHP dhe grupit brazilian Vale.

Në kohën e katastrofës BHP kishte selitë e saj kryesore në Angli dhe në Australi.

Në një tjetër rast të ngjashëm në Brazil kompanitë Vale e BHP kishin ofruar të paguanin rreth $30 miliardë kompensim për rreth 620,000 të dëmtuar, mes të cilëve 46 bashki në Brazil, komunitete indigjene dhe kompani biznesi.

“Janë bërë nëntë vjet tashmë dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për katastrofën”, tha për rrjetin AFP, avokati Tom Goodhead, që solli çështjen në gjykatë”.

“Megjithse ky nuk është një gjyq kriminal, ai kërkon të bëjë të mbajë përgjegjësi kompaninë”, shtonte Goodhead, teksa të afërmit e viktimave mbanin një banderolë me mbishkrimin “A do të bëhet drejtësi për ta?”.

Tragjedia në qytezën e Mariana lëshoi rreth 45 milionë metër kub mbetje toksike miniere duke përmbytur tragjikisht 39 qyteza e duke lënë rreth 600 njerëz të pastrehe mes të tjerave./AFP/

FOTO GALERI
1/3
Tragjedia në qytezën e Mariana lëshoi rreth 45 milionë metër kub mbetje toksike miniere duke përmbytur tragjikisht 39 qyteza e duke lënë rreth 600 njerëz të pastrehe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA