Dyshohet se mori pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës/ Kush është Altin Hajri që u shpall në kërkim nga SPAK, bashkëpunëtor me ish-deputetin Jurgis Çyrbja

21/10/2024 09:37

Altin Hajri është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa ish-deputeti Jurgis Çyrbja u arrestua së bashku me Ahmet Mashën.

Ai është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se mori pjesë në rrëmbimin e Jan Prengës.

Mësohet se Altin Hajri është një nga dy vëllezërit pronarë të kompleksit “Golden”.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ra në pranga në Shijak mbrëmjen e një dite më parë i akuzuar për tre veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ish-deputeti dyshohet se ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha gjatë edicionit kryesor informativ tha se burime shumë të sigurta konfirmuan se “pas një hetimi të gjatë dhe nga përgjigjet e autoriteteve franceze u zbulua se gjatë kohës që ishte deputet, ai ishte përdorues i aplikacionit Sky dhe se ka të dhëna sekrete se ka bashkëpunuar me personazhe të një grupi kriminal në Durrës”.

Pas akuzave për shpërdorim detyre dhe thirrjes në ambientet e SPAK, Çyrbja vendosi që ta linte mandatin e deputetit.

Çyrbja gjithashtu akuzohet se ka shpërdoruar detyrën me firmat që ka hedhur në 4 raste mbi pronësinë e gati 25 mijë metra katrorë tokë në zonën e Rrashbullit në Durrës.

Hetimet ndaj tij lidhen me postin e drejtorit të hipotekave në këtë qytet, një detyrë që e mbajti deri në 2017 kur edhe mori mandatin e parë në parlament.

I kallëzuar prej vitit 2021 nga deputeti Edi Paloka, ai këmbënguli se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se nuk kishte kompetenca të kontrollonte praktikat që i delegoheshin nga vartësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA