Burgoset e reja që postoi në rrjet fotot nudo të së dashurës së babait, si hakmarrje për tradhtinë (fotot)

21/10/2024 16:01

Një vajzë që postoi në një rrjet prostitutash fotot nudo të së dashurës së fshehtë të babait, është burgosur në Britani, për planin e hakmarrjes që realizoi bashkë me të motrën.

24 vjeçarja Eleanor Brown, realizoi planin me të motrën Sophie për të “turpëruar gruan” me të cilën babai tyre kishte pasur një lihdje të shkurtër të fshehtë në 2012, kur të dy ata ishin të martuar.

Brown tha se fillimisht donte t’i postonte fotot në rrjetin Gumtree për të reklamuar “oferta shërbimesh seksuale për vetëm 5 paundë”, shkruan rrjeti The SUN.

Por më pas i postoi në një faqe “shërbimi eskortash” ku fotot i shoqëroi me numrin e telefonit të bashkëshortit të gruas, për të shtuar sa më shumë turpërimin e saj.

Brown gjithashtu i kishte thënë të bijës së viktimës: “Do të sigurohemi që mamaja jote të mos harrojë kurrë atë që i ka bërë familjes tonë.

Brown është dënuar tashmë me tre vjet burg nga gjykata e Leeds në veri të Anglisë, pasi pranoi akuzat e shpërndarjes së imazheve private.

Gjykatësi e përshkruante atë si “hakmarrëse dhe egoiste”.

Dënimi i saj vjen pasi e motra Sophie u pezullua nga shërbimi i policisë ku punonte, pas zbulimit të rolit së saj në komplot.

Vajzat kishin postuar gjithashtu komente “ofenduese për gruan në faqen e internetit të kompanisë së bashkëshortit të saj dhe i kishin dërguar atij fotot.

Në deklaratën e gruas së shënjestruar në gjykatë, thuhej se ishte “dhunuar” nga imazhet e sëmura që ishin postuar në rrjet “për kënaqësinë seksuale të njerëzve të huaj”.

Gruaja shtonte: “Nuk e besoj që një femër mund t’ia bëjë këtë një tjetër gruaje”, ndërsa shtonte se kishte frikë nga ato që Brown mund të jetë e aftë të bëjë.

Bashkëshorti i gruas tha se e kuptonte që Brown dhe e motra ishin të zhgënjyera nga sjellja dhe tradhtia e gruas së tij me babanë e tyre, por nuk e kuptonte përse donin t’i shkatërronin biznesin e tij.

E motra Sophie Brown u shpall fajtorë për sjellje ofenduese edhe pse gjykata tha se veprimet e saj nxiteshin nga  Eleanor, shkruan The Sun.

FOTO GALERI
1/3
Dy motrat me nenen e tyre Sarah

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA