Një skenë shokuese raportohet se ka ndodhur në një spital në Kentucky (SHBA) ku donatori i organit për transplant, i cili qe shpallur i vdekur, u zgjua në tryezën e operacionit teksa doktorët kërkonin të hiqnin zemrën e tij.
Thomas T.J. Hoover ishte dërguar në spitalin e Richmond në Kentucky, në verilindje të SHBA, prej një mbidoze drogash në tetor 2021.
Por doktorët e shpallën atë ‘të vdekur nga aspekti cerebral’ dhe nisën të kryenin teste nëse organet e tij kishin vlerë për t’u marrë për donacion, shkruan rrjeti vendas NPR, pa detajuar nëse mjekët kërkuan apo jo leje nga familjarët.
Natasha Miller e cila punonte në repartin e ruajtjes së organeve në spitalin e Health tha për mediat se atë ditë e kishte çuar 36 vjeçarin Hoover, me karrocë në dhomë, dhe thotë se në fakt ai dukej plotësisht i gjallë.
“Ai lëvizte, kishte spazma, dhe kur shkuam aty pamë që po qante,” tha Miller për NPR.
Gjendja e tij kishte shokuar mjekët në sallën e operacionit, për urdhrin e dhënë të heqjes së organeve të një njeriu në dukje të gjallë, dhe disa prej tyre kishin refuzuar të merrnin pjesë.
Ajo që ishte më e rëndë sipas Miller, është se kishte dëgjuar koordinatorin e grupit të Donacioneve të Organeve në Kentucky të kërkonte me insistim që doktorët të nisnin procedurën, shkruan rrjeti vendas NewYorkPost.
“Koordinatorja i tha supervizorit se ‘duhet të gjente një tjetër doktor që ta bënte’ dhe se “ky rast duhej bërë”, tregon ish-punonjësja, dëshmitare e sjelljes makabre.
Një tjetër ish-punonjëse e spitalit ka raportuar se në rastin e Hoover kishte bërë një zbulim shokues.
Nyckoletta Martin thotë se ishte shokuar kur kishte parë shenja jete te donatori i organit, teksa doktorët po ekzaminonin zemrën e tij për të parë nëse ishte e vlefshme për transplant.
Martin tregon e shokuar se pacienti ishte i gjallë por doktori e kishte shpallur “të vdekur nga ana cerebrale”, prandaj mjekët që supozohet të kishin bërë betimin e Hipokratit, i bënë qetësues Hoover dhe po vijonin me planin për t’i marrë organet, shkruan NewYorkPost.
“I kam dedikuar jetën time fushës së dhurimit të organeve dhe transpaneteve. Nuk arrij ta besoj se dikush mund të bëjë diçka të tillë,” tha Martin për rrjetin NPR.
Edhe motra e Hoover thotë se ai kishte hapur sytë teksa dërgohej me barrelë në dhomën e kujdesit intensiv, por dikush i tha se ishin “lëvizje refleksive” deh se kjo “nuk do të thotë se Hoover është gjallë.
Grupi i donacioneve të organeve KODA mohon tashmë se anëtarët e tij kanë nxitur doktorët t’i heqin organet një pacienti të gjallë, ndërsa çështja po hetohet nga prokuroria në Kentucky, pas isistimit të pacientit dhe të të afërmve te tij, për abuzimet e mjekëve gjatë periudhës së pandemisë.
Hoover mbijetoi dhe tashmë jeton me motrën e tij, ai mund të ecë, të flasë edhe pse ka disa probleme me kujtesën, shkruan New YorkPost për rastin e vrazhdë.
Top Channel