“Historia e feminizmit në letërsinë shqipe”, Spiropali: Autoret gra, shpesh padrejtësisht në harresë

19/10/2024 10:51

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit nën kujdesin e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali u zhvillua veprimtaria “Gra të padukshme: Historia e feminizmit në letërsinë shqipe. Lexime nga autore gra të viteve 30 – 40”.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu edhe deputetja, shkrimtarja Flutura Açka, ish-zëvendëskryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, ish-deputetja, shkrimtarja Diana Çuli, drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, etj.

Në një postim në rrjetet sociale Spiropali tha se në takim u diskutua mbi historinë e feminizmit në letërsinë, kulturën dhe gazetarinë shqipe, si dhe u ndanë disa lexime nga autore gra të viteve 30-40, si Selfixhe Ciu Broja, Ollga Plumbi, Musine Kokalari, Urani Rumbo, Mila Vangjeli etj.

“Autoret gra shpesh janë mbuluar padrejtësisht me pluhurin e harresës, por ndrijnë sot më shumë se kurrë me kumtet e tyre të guximshme e të mençura, për një shoqëri të lirë e të zhvilluar”, theksoi Spiropali./

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA