Bukëpjekësi në Michigan kryen ‘sondazhin’ e vet elektoral me ofertat e gurabijeve ‘Trump’ ose ‘Harris’ (fotot)

19/10/2024 19:00

Prej rreth 40 vitesh ky dyqan buke e ëmbelsirash në zonën urbane të Detroit, ‘ka parashikuar’ fituesit e zgjedhjeve presidenciale duke ofruar gurabije çokollate në ngjyrë blu ose të kuqe, ose me emrat e dy kandidateve, ne periudhen para zgjedhjeve.

Megjithëse mediave u pëlqen përfshirja e bizneseve komunitare ne çështje te tilla, punonjësit thonë se “nuk eshtë në fakt një sondazh informal për anësinë e tyre politike”.

Por punonjësja e vjetër dyqanit Brenda Adams thtoë se klientët e tyre e dinë tashmë hilen dhe kjo shpeshherë është një arsye për të nisur një bisedë.

“Klientët i pëlqejnë shumë, sigurisht ka nga ata që nuk e pëlqejnë por është gjithsesi një  arsye për të nisur një bisedë të vogël. Ne gjithsesi çështjet politike i mbajnë në minimum pasi as ne nuk na pëqen shumë politika. Besoj se u shpjegova me këtë”, thotë duke qeshur, arkëtarja e vjetër e furrës Mannino.

Ajo shton se kanë marrë porosi të veçanta për gurabijet elektorale dhe refuzon idenë se po mundohet të kryejë ‘sondazh’ me zgjedhjet e tyre nga klientët.

“Ka klientë që i porosisin për festa elektorale në shtëpi, është diçka për të kaluar ditën, ndoshta e bëj edhe unë”, thotë Adams rreth dy javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, për rrjetin AFP.

Shteti Michigan konsiderohet ‘i pavendosur’ për nga anësia politike në SHBA, prandaj rivalët elektoralë janë të interesuar të çdo informacion që mund të sjellë ide influencimi të banorëve drejt votës per ta.

FOTO GALERI
1/5
Bukëpjekësi në Michigan kryen ‘sondazhin’ e vet elektoral me ofertat e gurabijeve ‘Trump’ ose ‘Harris’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA