Telefonuesi gjen trupin e shokut ‘të sulmuar nga ariu’, por policia heton për vrasje (fotot)

18/10/2024 18:10

Herën e fundit kur Dustin Kjersem ishte parë gjallë ishte më 10 tetor, kur mori makinën e tij Ford F-150 për të shkuar drejt kampit të largët në pyjet e Montana në SHBA.

Ai kishe planifikuar një ditë më vonë të takohej me nje mikun e tij për një kamping në natyre, por fatkeqësisht nuk u paraqit në takim dhe shoku i tij që e kërkoi e gjeti të vdekur.

Mëngjesin e të shtunës se shkuar policia u njoftua për gjetjen e trupit të përgjakur të Kjersem në tendën në parkun natyror Moose Creek Road, teksa telefonuesi tha se viktima ‘dukej se ishte sulmuar nga një ari i egër’.

Por autoritetet tashmë thonë se Kjersem është vrarë pasi autopsia e 35-vjeçarit tregonte për goditje hanxhari, prandaj policia nxit këdo me informacione të ndihmojë hetimet.

“Kjo është një vrasje dhe ne po punojmë pertej kohës normale për të gjetur autorin”, tha sherifi Dan Springer.

“Ai është vrarë brutalisht në vendin e tij të kampingut dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj”.

Kjersem ishte një punonjës i talentuar ndërtimi që mund të ndërtonte një shtëpi thuajse i vetëm, thotë motra e tij e tronditur Jillian Price, duke u lutur për informacion mbi ngjarjen e rëndë.

“Ne kemi humbur vëllanë, birin tonë dhe mikun më të mirë, ai ishte një baba që adhuronte fëmijët dhe nuk e meritonte këtë.”

Zyrtarët thonë se nuk kanë shumë informacione për të hetuar dhe se zona kishte mbulim të dobët celular.

Hetuesit thonë se nuk kanë arritur të përcaktojnë as kohën e vdekjes së Kjersem dhe nuk kanë bërë arrestime, por i bënë thirrje publikut për informacione mbi njerëz apo lëvizje të dyshimta në zonë në kohën e ngjarjes, shkruan rrjeti CNN.

FOTO GALERI
1/3
Herën e fundit kur Dustin Kjersem ishte parë gjallë ishte më 10 tetor, kur mori makinën e tij Ford F-150 për të shkuar drejt kampit të largët në pyjet e Montana

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA