Në rajonin jugperëndimor të maleve Ande kolumbiane, krateri i një vullkani ka krijuar tre liqene të mrekullueshme malore të njohur si “Laguna Verde”.
Liqenet me ujin në ngjyrën e gjelbër të fortë, tërhiqnin shumë turistë në të kaluarën prej historisë cilësive të tyre shëruese shpirtërore, por tashmë numri vizitorëve duhej të reduktohej prej prishjes së dekorit të zonës dhe për ruajtjen e lavdisë së saj natyrale.
Të ngjitesh në vullkanin Azufral në Andet kolumbiane duhet të arrish lartësinë 4,070 metra dhe jo çdokush mund ta bëjë.
“Shpirtrat e liqenit nuk duan më të trazohen, ne tashme duhet t’i kërkojmë leje atyre”, thotë 41 vjeçari Jorge Arevalo, përfaqësues i komunitetit indigjen që duhet të ruajë që numri i vizitorëve të mos kalojë atë të caktuar nga bashkia lokale.
Grupi i rrjetit AFP bëri vizitën e rrallë në liqenin tre kilometra të gjatë, me ujin e çmuar që ndryshonte shpesh nga ngjyra e gjelbër, në të ullinjtë apo të purpurt, rrethuar me plazhet e bukura me rërë.
Para ngjitjes finale drejt liqeneve shoqëruesit indigjenë kryenin ritualin e drejtuar nga ‘taita’ (shamani vendas), në lavdërim të ciklit të jetës.
Më pas çdo anëtar mundohet të komunikojë me shpirtrat për të kërkuar leje të ngjiten në vullkan, për të shikuar bukurinë e liqenit, si dhe kërkon ndjesë për ngacmimin e florës, faunës e qetësisë së vendit të shenjtë për popullatën Pastos.
Një lutje bëhet gjithashtu për Pacha Mama – perëndeshën e tokës nënë, që është një ekuivalente e Virgjëreshës Mari për popujt indigjenë të Andeve.
Prej kohës Laguna Verde (Liqeni i Gjelbër) ka qenë një sekret i ruajtur mirë në Kolumbi i përshkruar si një “thesar i fshehur” nga mediat./AFP/
Top Channel