Kreu i dhomës së ulët të Dumës ruse Vyacheslav Volodin, i ka kërkuar sot deputetëve të miratojnë një ligj që ndalon specifikisht “propagandën” e stilit të jetesës pa fëmijë, për të cilën argumentonte se ishte një “luftë në frontin ideologjik”, që vjen nga vendet e huaja.
Masa i shtohet legjislacionit ekzistues kundër çdo informacioni që konsiderohet si inkurajues për lidhje apo ideologji LGBTQ.
Autorja e ligjit, deputetja Elvira Aitkulova, tha se masa mbron familjet ruse nga “manipulimet psikologjike nga vende të tjera”, duke përfshirë dhe ato jo-miqësore me Rusinë.
Deputetët rusë miratuan leximin e parë të legjislacionit që përshkruhet nga Moska si kundërpeshë ndaj “ideve e politikave liberale që eksporton Perëndimi”.
Duke u përballur me numra të vegjël lindjesh, Moska raportohet se kërkon të ndalojë rënien demografike që shtohet edhe prej luftës brutale në Ukrainë, dhe kërcënon të ardhmen ekonomike.
Legjislacioni i referohet materialeve publike, atyre online, në media, në reklamat televizive dhe në filma, ku imazhe e elementë të familjeve me fëmijë, duhet të jenë prezentë për të lënë gjurmë në ndërgjegjen e shikuesve, dhe rrjedhimisht të bëhen pjesë e botëkuptimit të tyre të pandërgjegjshëm.
Shkeljet e ligjit do të dënohen me gjoba prej 400,000 rubla ($4,000) për individët dhe 1 milionë rubla për bizneset. Ndërsa për të huajt masa përfshin deportimin e tyre, thanë autoritetet.
Masa i shtohet legjislacionit ekzistues kundër çdo informacioni që konsiderohet si inkurajues për lidhej apo ideologji LGBTQ, homoseksuale apo të ndërrimit të gjinisë.
Zhvillimi vjen teksa 22 përqind e çifteve ruse raportohet se nuk kanë fëmijë, teksa deputetja Aitkulova tha se “me anë të teknologjive manipulative po tentohet të bindin rusët se të mos lindësh fëmijië është diçka normale”. /AFP/
Top Channel