Modelja ish-Miss, humb jetën në aksidentin ‘horror’ kur drejtuesi humb kontrollin e bie në rrëpirë (fotot)

17/10/2024 15:20

Mediat vendase thonë se automjeti saj ishte duke u ndjekur para aksidentit fatal.

Modelja meksikane Samanta Villarreal Núñez po udhëtonte në një kamionçinë me motrën dhe një mik të tyre kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrëpirë.

Mjeti kishte shpërthyer në flakë gjatë aksidentit të tmerrshëm.

Shërbimet e emergjencës kishin mbërritur në vendin e aksidentit në fillim të javës por tragjikisht Villarreal Núñez u shpall e vdekur në spitalin e Sabinas Hidalgo, Mexico.

Dy të plagosurit në makinë me të janë ende duke u trajtuar për plagët, sipas raportimeve.

Policia thotë se ende nuk e ka të qartë cili ishte drejtuesi i mjetit.

Disa prej mediave citonin raportime të pakonfirmuara se automjeti i modeles ishte duke u ndjekur para se të ndodhte aksidenti.

E ndjera Villarreal Núñez ishte zgjedhur më parë fituese e konkurimit të bukurisë “Reina de Turismo”, ose “Mbretëreshë turizmi”, në qytetin e El Carmen municipality, të shteti meksikan Nuevo León në 2018.

Kreu i kompeticionit Alberto Roque, shkruante në rrjetet sociale: “I bashkohemi dhimbjes e lutjeve për humbjen e Samanta Núñez, e cila përfaqësoi me dinjitet El Carmen në kompeticionin 2018 Reina Turismo në Nuevo León”.

Policia vendase thotë se eshtë ende duke hetuar incidentin, shkruan rrjeti The Sun.

FOTO GALERI
1/5
Modelja meksikane Samanta Villarreal Núñez po udhëtonte në një kamionçinë me motrën dhe një mik të tyre kur drejtuesi humbi kontrollin dhe u rrëzua në rrëpirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA