Lucy Connolly kishte postuar komentin në rrjetin X, disa orë pas tragjedisë ku tre fëmijë u vranë me thikë nga një i ri me prejardhje afrikane një muaj më parë në qytetin bregdetar të Southport.
Tashmë bashkëshortja e këshilltarit konservator britanik është burgosur për atë që autoritetet etiketonin “nxitje urrejtjeje”.
Connolly kishte postuar komentet e saj në rrjetin X disa orë pas tragjedisë së rëndë kur tre vajza u minorene u vranë me thikë nga një 17 vjeçar me prejardhje emigrante në qytetin lindor bregdetar.
41-vjeçarja shkruante: “Le të nisin deportimet masive, digjni të gjitha hotelet e emigrantëve, digji ata ba***rdë që na sjellin këtu. Nëse kjo më bën raciste, atëherë ashtu qoftë”.
Mediat vendase raportojnë sot se gruaja është dënuar me 31 muaj burg pasi pranoi postimin abuziv dhe nxitjen e urrejtjes racore.
Connolly kishte shpërndarë thirrjen për mobilizim, pas vrasjeve tragjike të gjashtë-vjeçares Bebe King, nëntë-vjeçares Alice Dasilva Aguiar dhe shtatë-vjeçares Elsie Dot Stancombe, më 29 korrik në Southport.
Autori i trazuar i makabritetit, 17 vjecari Axel Rudakubana kishte sulmuar nje feste fëmijësh duke tentuar te vriste sa me shume femije qe mundej.
Ai ishte emëruar gabimisht si një emigrant musliman, por në fakt ishte lindur në Cardiff dhe i rritur si kristian.
Vrasja e tre fëmijëve të pafajshëm solli protesta dhe përplasje me policinë teksa vendasit e shtangur nga ngjarja sulmuan hotelet e emigrantëve dhe azilkërkuesit.
Connolly është e martuar me Raymond Connolly, anëtar i këshillit bashkiak të West Northamptonshire, nga partia konservatore.
Ai mbronte bashkëshorten e tij pas dënimit muajin e kaluar duke thënë se ngjarja ka qenë traumatizuese dhe e pabesueshme për komunitetin dhe vetë gruan, si nënë e tre fëmijëve.
Connolly ka deklaruar gjithashtu se djali i saj ka vdekur në 2012 pas një disa gabimeve të sistemit shëndetësor britanik, prandaj sa herë shikon një fëmijë që lëndohet, “nuk mund të përmbahet”.
Këshilltari gjithashtu quante Connolly “një grua e nënë të zemëruar” që ishte përfshirë në situatë nga desinfromacioni i shpërndarë online.
Ai tha: “Ajo nuk ishte Lucy e vërtetë, e ka pranuar që e kaloi masën dhe tani po vuan pasojat”, shkruan rrjeti vendas The Sun.
Top Channel