Banorët e Bregut Perëndimor kthehen në fshat me çelësat, por shtëpitë janë të shkatërruara (fotot)

17/10/2024 18:39

Sulmet e kolonëve izraelitë kishin detyruar banorët palestinezë të largoheshin nga fshati Zanuta në jug të bregut Perëndimor. Ata tani janë kthyer, por ligji izraelit nuk i lejon të rindërtojnë shtëpitë e shkatërruara nga kolonët.

Në reportazhin e rrjetit AlJaseera thuhet se banorët u detyruan të largohen për rreth 300 ditë nga shtëpitë e tyre duke jetuar tenda në zonën Dhaheriya, rreth 30km larg.

Më në fund pas një beteje ligjore, më 21 gusht disa prej tyre u kthyen por çelësat që kishin ruajtur nuk u shërbenin më.

Pamja që i priste tregonte për natyrën e pasigurtë të jetës së palestinezëve në Bregun Perëndimor veçanërisht në tokat e pushtuara nga Izraeli.

“Kur mësuam se do të ktheheshim mendonim se do të ishim të lumtur,” shpjegon 23 vjeçari  Muhammed al-Tal, familja e të cilit ka jetuar prej gjeneratash në Zanuta. “Por ne u shokuam nga pamja e shtëpive të shkatërruara e të djegura”.

“Nuk gjetëm dyer për çelësat që kishim ruajtur me vete.”

Zanuta është rreth 20km larg Hebron dhe strehonte rreth 40 familje me rreth 250 njerëz, para nisjes së luftës së Izraelit në Gaza, ku janë vrarë tashmë më shumë se 40,000 palestinezë.

Fshati dhe toka e tij ka qenë prej vitesh objekt sulmesh dhe ndërtimesh të kolonive të jashtëligjshme izraelite.

Ndërsa braktisja e Zanuta u nxit nga sulmet e dhunshme të banorëve të kolonive të reja izraelite pranë lokalitetit.

Abdelaziz kërkon të rindërtojë shtëpinë e tij para ardhjes së dimrit por megjithëse gjykata i ka lejuar të kthehen, ata duhet të kenë leje të veçantë për të ndërtuar shtëpinë e prishur.

Avokati i fshatarve Qamar Mashreqi, tha për rrjetin Al Jazeera se e drejta e fshatareve për të rindërtuar shtëpitë është shtyrë pasi leja e gjykatës “nuk është plotësisht e qartë për autoritetet”.

FOTO GALERI
1/3
Shkolla gjithashtu eshte shkaterruar ne Zanuta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA