Turqia mbyll stacionin e radios prej debatit mbi “gjenocidin” në Armeni (fotot)

16/10/2024 19:00

Pas më shumë se 30 vitesh në transmetim, stacioni radiofonik Acik në Stamboll është bërë të heshtë, gjashtë muaj pasi një folës i ftuar foli direkt mbi “gjenocidin armen”, duke iu referuar ngjarjeve të rënda të fundit të Luftës I Botërore në 1915 kur shumë armenë u vranë në ditët e fundit të perandorisë otomane.

Termi përcaktues i ngjarjes është debatuar nga historianët por qeveritë turke refuzojnë kategorikisht gjenocidin.

“Këto janë çastet tona të fundit,” tha drejtuesi i transmetimit në radio, Didem Gencturk disa minuta para mbylljes së stacionit sot pasdite, ndërsa stafi dhe mbështetësit duartrokisnin në formë solidariteti.

“Kemi ndjesi të përziera, elemente realiste dhe idealiste që janë gjithmonë në konflikt me njëra-tjetrën,” tha koordinatori Ilksen Mavituna, për rrjetin AFP.

“Ana realiste thotë të shikojmë përpara duke përdorur kanalet dixhitale, por ky ishte transmetimi ynë i fundit në valët FM – ishte një thesar i krijuar nga kontributet e lexuesve në 30 vitet e fundit”, shtoi ai .

Rregullatori turk RTUK kishte pezulluar Acik Radyo për pesë ditë në maj me argumentim nxitje urrejtjeje.

Në korrik i kishte hequr liçencën por radio kishte vijuar të transmetonte deri tani.

Acik e përshkruan veten si “e hapur për të gjithë tingujt, ngjyrat e vibrimet e universit”, me fokus në trajtimin e çështjeve të të drejtave të njeriut, të minoriteteve dhe ‘ekologjisë’.

Ata thanë se do të apelojnë vendimin për të rinisur transmetimin, shkruan rrjeti AFP.

FOTO GALERI
1/3
Acik e përshkruan veten si "e hapur për të gjithë tingujt, ngjyrat e vibrimet e universit"

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA