Dy ndihmës mjekë u plagosën nga një sulm izraelit në Libanin Jugor.
Lajmi konfirmohet nga Kryqi i Kuq Libanez, përmes një postimi në rrjetin social X. Mjekët mbërritën në qytetin Jouaiyya në koordinim me UNIFIL, misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Libanin jugor, për t’iu përgjigjur një sulmi të mëparshëm izraelit. Zona më pas u shënjestrua përsëri, duke lënduar mjekët, sipas Kryqit të Kuq Libanez. Grupi i ndihmës tha se ndihmësit u dërguan në spital dhe se gjendja e tyre “nuk është e rëndë”.
Forca paqeruajtëse “informon IDF-në për lëvizjet logjistike dhe humanitare në zonën e operacioneve për të dekonfliktuar aktivitetet dhe për të zbutur rreziqet. Megjithatë, ne nuk marrim garanci nga IDF në lidhje me sigurinë e autokolonave”, tha Andrea Tenenti, zëdhënësi i UNIFIL, pa komentuar incidentin konkret.
Top Channel