Rosat e egra egjiptiane ‘vendosen’ në Francë duke dëbuar ato vendase (fotot)

16/10/2024 19:24

Shpendët raportohet se vijnë nga Afrika e poshtme duke emigruar në lindje të Francës ku tashmë duket se janë vendosur përfundimisht, e duke u kthyer në një kërcënim për rosat dhe mjellmat vendase, thonë biologët.

Të njohura nga njolla e murrme rreth syve të tyre, patat egjiptiane po detyrojnë të largohen nga habitatet ujore koleget e tyre vendase, dhe gjithashtu duke bezdisur pushuesit e piqeneve me bajgat e tyre.

“Është një patë që e mbron territorin e saj. Kanë ardhur këtu prej të paktën 15 vjetësh dhe nuk do të largohen. Numrat e tyre po shtohen”, tha Pascal Koensgen, i bashkisë së Lauterbourg.

Në verë rosat egjiptiane shihen mes peshqirëve të pushuesve në breg të liqenit.

“Nganjëherë shihen dhjetra prej tyre duke bllokuar të gjithë plazhin,” shton Koensgen duke thënë se janë specie invazive pasi zënë plazhin dhe lëshojnë kudo bajgat e tyre.

Zyrtarët thonë se deri në vitin 2000 Franca nuk kishte më shumë se disa dhjetra rosa egjiptiane, ndërsa vitet e fundit numri tyre llogaritet në 2,000 në 83 departamentet e vendit, disa prej të cilave kanë autorizuar gjuetinë e tyre, shkruan rrjeti vendas AFP.

FOTO GALERI
1/8
Rosat vendase ndjehen te kercenuara e te detyruara te largohen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA