Linjat ajrore gjermane Lufthansa, janë gjobitur me një shumë të majme për diskriminim ndaj një mase të madhe pasagjerësh hebrej, njoftonin sot autoritetet në SHBA.
Ngjarja ka të bëjë me një incident të pazakontë të vitit 2022, kur 128 pasagjerë hebrej me veshje karakteristike fetare kërkonin të udhëtonin, pasi disa prej tyre kishin shkaktuar probleme me stafin e linjave ajrore.
“Atyre iu mohua ngjitja në bord dhe nuk arritën të kapnin fluturimin lidhës në Frankfurt drejt Budapestit teksa vinin nga New York, vetmë prej sjelljes së keqe të disa prej tyre”, thuhet në deklaratë.
Paragjerët nuk ishin duke udhëtuar së bashku dhe nuk e njihnin njëri-tjetrin, shtohet më tej në ankesë.
Linjat ajrore thanë se incidenti “erdhi pas një seri pasaktësisht në komunikim, keqinterpretimesh të fjalëve e sjelljeve, gjatë procesit të marrjes së vendimeve”, teksa shtonin se “megjithëse na vjen keq, nuk ka prova për akuza diskriminimi nga stafi linjave ajrore”.
Sjella kaotike e pasagjerëve besimtarë hebrej konsistonte në “moszbatim të përsëritur të udhëzimeve publike të sigurisë nga asistentët e fluturimit”, pengim i punës së tyre dhe shqetësim i pasagjerëve të tjerë.
Lufthansa tha se po bashkëpunon me autoritetet në SHBA për sqarimin e keqkuptimeve dhe se nuk diskriminon ndaj asnjë grupi fetar apo shoqëror, siç pretendohet në ankesë, shkruan rrjeti CNN.
Top Channel