Pirateria e përmbajtjeve televizive ka një tjetër formë të përhapur nëpërmjet linqeve të cilat shpërndahen masivisht duke vjedhur programe nga më të ndryshmet.
Pavarësisht se ata konstatohen dhe shpërndarësve të internetit u shkon kërkesa për t’i bllokuar, ata nuk veprojnë duke u shndërruar në bashkëpunëtorë të një aktiviteti të paligjshëm.
“Mënyra se si lëvizin gjërat është shumë shpjet, qoftë edhe në WhatsApp qarkullojnë filma qarkullojnë programe TV ka avancuar shkenca deri aty sa një material shumë të gjatë të komprimojë në një film shumë me pa peshë dhe ta shpërndaje nëpërmjet celularit.
Tani secili prej nesh të themi ka 4 miq nëse unë jam i pari që do të shpërndaj diçka të vjedhur në fund të ditës nuk jam vetëm unë po atyre 4 vetave që unë ua kam nisur ua kanë nisur edhe 4 te tjerë dhe janë 500 veta në një fund të një dite që e kanë atë materialin që unë kam vjedhur”, u shpreh Ledion Liço, drejtor artistik i TCH dhe producent.
Një rast i tillë është faktuar nëpërmjet shkresave nga AMA dhe AKEP për linqet që duhet t’i bllokohen, por shumë prej këtyre të fundit nuk kanë zbatuar këtë shkresë.
“AKEP për shembull ka një diçka shumë interesante sepse iu çon të gjithë internet prova, ideve ne Shqipëri një liste të faqeve të cilat nuk do të duhet të aksesohen të shihen nga publiku fundorë, me qëllimin që meqenëse këto faqe janë duke piratuar materiale dhe janë duke shkelur një apo një tjetër instancë të caktuar automatikisht ato nuk duhet të shihen. Mirëpo prapë edhe pse lista dërgohet ngel në dorën e provaider të internetit nëse i bllokon apo jo këto faqe. Kështu që ka disa problematika që duhen parë me kujdes dhe duhet parë me kujdes dëmi ekonomik që sjell”, shtoi Ledion Liço.
Nga verifikimet që kemi bërë, vërtetohet se të paktën 4 ISP nuk kanë bllokuar linqet sipas urdhrit të AMA dhe AKEP.
“Newave”, “Isaney”, “Firstcom” dhe “Next TV”, jo vetëm kanë shkelur ligjin, por, kanë refuzuar të zbatojnë urdhrin e AMA dhe AKEP.
Kur flasim për internetin dhe sigurinë e tij, të gjithëve na vijnë në mendje se si u piratuan të dhënat tona në disa sektorë publikë. Përse ndodh kjo?
“Institucionet sigurisht mundohen që të bëjnë monitorimin apo filtrimin, apo marrjen e masave ndaj ISPV-ve por është pothuajse e pamundur ta identifikosh të gjithë trafikun sepse fatkeqësisht edhe institucionet tona shtetërore e marrin shërbimin nga ISP-të, pra nga sektori privat. Duhet ta marrin vetë në burim që ne e marrim nga Italia dhe Greqia internetin”, shtoi drejtori artistik i TCH.
Top Channel