Situata në Lindjen e Mesme/ Macron i kujton Netanyahut krijimin e shtetit izraelit: Nuk mund të anashkalojë rezolutat e OKB-së!

15/10/2024 18:07

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk duhet të “shfuqizojë vendimet e OKB-së”, tha këtë të martë presidenti francez Emmanuel Macron, ndërsa theksoi se vendimi OKB-së “krijoi” shtetin e Izraelit.

“Netanyahu nuk duhet të harrojë se vendi i tij u krijua nga një vendim i OKB-së ,” tha Macron, duke iu referuar votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në nëntor 1947 mbi planin për ndarjen e Palestinës në një shtet hebre dhe një shtet hebre. “Rrjedhimisht, tani nuk është koha për të anashkaluar rezolutat e OKB-së,” vazhdoi ai, duke komentuar ndërhyrjen tokësore të forcave izraelite në Libanin jugor, ku është vendosur forca paqeruajtëse UNIFIL.

Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se vetëm ushtria libaneze dhe misioni paqeruajtës jakë blu lejohen të vendosin forca në Libanin jugor dhe vendos një ndërprerje të armiqësive në të dyja anët e kufirit. Netanyahu pretendon se Hezbollahu po përdorte objektet dhe pozicionet e UNIFIL si mbulesë për të nisur sulmet ndaj Izraelit. Të dielën, ai i bëri thirrje shefit të OKB-së Antonio Guterres që të dërgojë paqeruajtësit në siguri “menjëherë”.

Sipas ministrit të Jashtëm Jean-Noel Barot, Macron pritet t’i shprehë sot mosmiratimin e tij kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA