Rusia burgos për tre vjet studiuesin francez Laurent Vinatier si ‘agjenti huaj’ (fotot)

15/10/2024 17:13

Një gjykatë në Rusi ka dënuar dje studiuesin francez Laurent Vinatier me tre vite burg, pasi u shpall fajtor për shkelje të ligjit mbi “agjentët e huaj”.

Vinatier, i cili punonte për grupin e analistëve Humanitarian Dialogue (HD) me bazë në Zvicër, u arrestua në qershor pas rritjes së tensioneve mes Moskës dhe aleatëve perëndimore të Ukrainës gjatë konfliktit atje.

48-vjeçari u akuza se po mblidhte informacion për ushtrinë ruse pa u regjistruar si “agjent i huaj”, shkruan rrjeti Aljaseera.

Gjykatësja Natalya Cheprasova refuzoi lutjet dhe e dënoi Vinatier me tre vjet në një koloni penale, dy vjet më pak se dënimi maksimal për akuzën.

Në fjalën e tij para dënimit Vinatier tha se adhuronte Rusinë, kërkonte ndjesë për shkeljen e ligjit madje dhe recitoi vargje nga poeti rus Alexander Pushkin.

Vinatier nuk u lejua të fliste me mediat, por avokati i tij Pavel Mamonov u tha gazetarëve se “dënimi eshte shume i ashpër dhe ne do te apelojmë”.

Franca e ka quajtur arrestimin e Vinatier ‘arbitrar’ dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Zyrtarët kanë mohuar se Vinatier punon për shtetin e Francës dhe quajnë arrestimin e tij “fushatë dezinformacioni e Moskës”.

“Legjislacioni për agjentët e huaj ka sjellë shkelje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut  në Rusi,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze Christophe Lemoine.

Lidhjet mes dy vendeve janë reduktuar ndjeshëm që prej gushtit kur Parisi arrestoi Pavel Durov, themeluesin rus të rrjetit social të mesazheve Telegram.

Në fjalën e tij të fundit, Vinatier tha se kishte vizituar për herë të parë Rusinë 20 vjet më parë dhe kishte vendosur të jetonte aty.

“Unë rashë në dashuri me Rusinë, gruaja ime është ruse, shokët e mi janë rusë, unë jetoj jetën ruse”.

Moska ka arrestuar shumë perëndimorë duke i akuzuar për sulme të rënda gjatë kohës së ofensivës në Ukrainë.

FOTO GALERI
1/2
48-vjeçari u akuza se po mblidhte informacion për ushtrinë ruse pa u regjistruar si “agjent i huaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA