Presidencialet në SHBA/ Harris do të japë intervistë për Fox News, Trump sulmon ashpër kanalin televiziv: Është i dobët dhe i butë ndaj demokratëve!

15/10/2024 17:22

Donald Trump ‘sulmon’ ashpër Fox News, pasi kanali televiziv do të presë në një intervistë rivalen e tij demokrate Kamala Harris.

Nga rrjeti i tij social, Trump shkroi në një seri postimesh për Fox Neës, duke shkruar “Gënjeshtarja Kamala Harris bëri mirë që zgjodhi Brett Baier (gazetar) për të bërë një intervistë. Ky kanal televiziv është i dobët dhe i butë ndaj demokratëve. Fox ka humbur plotësisht rrugën”. Sipas ish-presidentit amerikan, gazetari Baier tregohet shumë i butë me Harris.

Trump u shfaq në Fox vetëm të dielën e kaluar ku u intervistua nga Maria Bartiromo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA