Numri i vdekjeve të emigrantëve në kufirin jugor të SHBA është dhjetëfishuar (fotot)

15/10/2024 18:30
Zona Sunland Park ne kufirin jugor te SHBA

Dhjetë herë më shumë emigrantë kanë vdekur dy vitet e fundit në New Mexico pranë kufirit të SHBA me Meksikën, krahasuar me pesë vjet më parë.

Mediat vendase thonë se turmat që menaxhohen nga bandat e trafikantëve janë të ezauruar, të lodhur e të kequshqyer teksa kalojnë mes shkretëtirës, kenioneve dhe maleve në perëndim të El Paso, Texas.

Në tetë muajt e parë të 2024, trupat e 108 emigrantëve të supozuar nga Meksika dhe vendet e Amerikës qendrore, janë gjetur të vdekur pranë kufirit në El Paso, shkruan rrjeti Washingtontimes.

Ndërsa trupat e 113 emigrantëve të supozuar janë gjetur në New Mexico në vitin 2023, krahasuar me vetëm nëntë në 2020, e 10 në vitin 2019.

Nuk është plotësisht e qartë se përse po gjenden më shumë emigrnatë të vdekur në këtë zonë, por ekspertët thonë se trafikantët i trajtojnë ata më ashpër ose përdorim kalime më të rrezikshme në temperatura nxehtësie ekstreme.

Konfirmimet e vdekje bëhen nga zyra mjekësore e Universitetit të New Mexico, e cila identifikon të vdekurit dhe kryen autopsitë, për të cilat thuajse gjithmonë thonë se shkaku i vdekjes është i lidhur me nxehtësinë.

Rritja e numrit të vdekjeve është një shqetësim humanitar pasi trafikantët i fusin ata në SHBA nga të çarat e murit ndarës në qytezën kufitare Sunland Park apo nga barriera të ulëta në zona si Santa Teresa, shkruajnë mediat.

“Njerëzit po vdesin në zona urbane, disa qindra metra larg rrugës”, tha analisti Adam Isacson, duke shtuar se kjo mund të ndryshojë nëse vendosen pika uji te rrjedhshem, apo të përmirësohen telekomunikimet për përpjekjet e shpëtimit.

Zyrtarët në New Mexico thonë se kanë arrestuar së fundmi 16 trafikantë të dyshuar dhe kanë shpëtuar më shumë se 91 viktima trafiku.

FOTO GALERI
1/2
Thuajse gjithmonë shkaku i vdekjes është i lidhur me nxehtësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA