Museumi i Vatikanit prezanton statujën ‘Apollo Belvedere’, pas pesë vitesh restaurimi (fotot)

15/10/2024 18:58
Kreu i restauruesve francezë Guy Devreux

Museumet e Vatikanit kanë prezantuar sot statujën e saporestauruar të ‘Apollo nga Belvedere’, skulptura emblematike e shekullit të dytë, që kërkoi pesë vjet punë.

Restaurimi me kosto prej 250,000 euro raportohet se kishte si objektiv korrigjimin e animit dhe “dëmeve serioze strukturore”, të punimit të famshëm për bukurinë e tij.

Drejtoresha e muzeumeve Barbara Jatta, tha se ishte një punë e guximshme për objektin e çmuar.

“Kemi qenë të mbyllur gjatë kohës së epidemisë dhe u desh guxim të ndërmerrnim një restaurim të tillë, për skulpturën e famshme që nuk ishte në shfaqje prej vitesh për publikun”.

Kreu i restauruesve francezë Guy Devreux, tregonte për teknikat e përdorura:

“Ishim të vendosur të mos preknim asgjë nga skulptura për korrigjimet e nevojshme. U desh të vendosnim mbështetjet ndaj objektit pa e prekur atë vetë”.

“Përdorëm një sistem të ri dinamik bazuar në fibra karboni që përdoret sot në jahte, dhe që nëse përdoret në mënyrën e duhur jep rezultate të jashtëzakonshme. Eshtë një sistem dinamik dhe mund të riparohet sërish në të ardhmen”.

“Arkeologët vendosën të zëvendësojnë dorën, që sot është diçka e rrallë, por guxuam ta bëjmë. Arkeologia  Claudia Valeri mori opinione nga figura të fushës dhe ata dhanë miratimin e tyre”, tha Devreux për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
1/5
"Ishim të vendosur të mos preknim asgjë nga skulptura për korrigjimet e nevojshme. U desh të vendosnim mbështetjet ndaj objektit pa e prekur atë vetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA