Misioni i NATO-s për sigurinë në Kosovë, Hovenier: SHBA-ja mbetet e palëkundur për këtë vendim

15/10/2024 15:50

Ambasadori amerikan për Kosovën, Jeffrey Hovenier është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë.

Me anë të një postimi në X, ai i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri të KFOR-it, gjeneralit italian Enrico Barduani, ndërsa ka shprehur një vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e komandantit të deritanishëm, Ozkan Ulutash.

“Ishte privilegj të merrja pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it. Vlerësim të thellë për udhëheqjen dhe shërbimin e Ulutash dhe një mirëseardhje e ngrohtë për Barduanin ndërsa merr komandën… Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për misionin e NATO-s, për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë”, shkruan Hovenier.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA