“E përshëndes vazhdimin e procesit”, hapja e grupkapitullit të parë për anëtarësimin në BE, Berisha: Shqipëria plotëson vetëm një kriter

15/10/2024 14:03

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me qytetarët komentoi hapjen e grupkapitullit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ndërsa përshëndeti vazhdimin e procesit, ai theksoi se Shqipëria plotëson vetëm kriterin gjeostrategjik dhe asnjë kriter tjetër për t’u ulur në tavolinën e negociatave.

Berisha: Ekziston sot një debat në Bashkimin Evropian. Debat që lidhet me dy autokratët kryesorë të rajonit, Vuçiç dhe Rama, që ky rajon nuk duhet të jetë fare pjesë në rrugën e anëtarësimit, por partner, ky është një ndëshkim i madh për të cilin nuk jam kurrë dakord, vazhdimi i procesit është për t’u përshëndetur se ngushton hapësirën e kësaj rryme që beson se këto vende nuk e meritojnë të bëhen pjesë e BE. Por duke qenë i vërtetë deklaroj se Shqipëria nuk plotëson veçse gjeostrategjik asnjë kriter për t’u ulur në tavolinën e negociatave, nuk plotëson kriterin e zgjedhjeve të ndershme. Rama është autokrat elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA