E padëgjuar më parë! Presidenti shkarkon 50 ministra dhe zëvendësministra për të ulur shpenzimet e qeverisë

15/10/2024 18:54

Masa drastike janë marrë nga presidenti i Maldiveve, Mohamed Muizu, për të ulur shpenzimet e qeverisë, e cila po kalon një krizë të rëndë borxhi financiar.

Muizu shkarkoi më shumë se 225 zyrtarë, duke përfshirë shtatë ministra dhe 43 zëvendësministra. Nuk u saktësua se cilat ishin detyrat e zyrtarëve shtetërorë, ndërsa nuk dihet se sa zyrtarë i kanë shpëtuar shkarkimit. Njoftimi thotë vetëm se reduktimi i stafit të qeverisë do të kursejë rreth 370,000 dollarë në muaj.

“Ky reduktim i ndjeshëm i pozitave politike është në përputhje me përpjekjet e presidentit për të përmirësuar punën e qeverisë dhe për të siguruar një përdorim më efikas të burimeve publike,” tha presidenca në njoftimin e saj. Maldivet argumentuan në shtator se vështirësitë e saj financiare ishin “të përkohshme” dhe se nuk kishte ndërmend të kërkonte ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas paralajmërimeve se ishte në rrezik falimentimi. Sipas të dhënave zyrtare, borxhi i vendit arriti në 3.37 miliardë dollarë gjatë tremujorit të parë të vitit, një shumë që korrespondon me 45% të PBB-së së saj.

Kina dhe India janë dy mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Maldiveve, këtij kombi të vogël të Oqeanit Indian me 1200 ishuj koralorë, nga të cilët rreth 200 janë të banuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA