Dyshohet se ka diskriminuar pasagjerët hebrenj gjatë një fluturimi, SHBA gjobit me shifrën marramendëse Lufthansa

15/10/2024 17:49

Departamenti Amerikan i Transportit ka gjobitur Lufthansa për diskriminimin e pasagjerëve hebrenj në një fluturim nga Nju Jorku nëpërmjet Frankfurtit në Budapest në maj 2022. Bëhet fjalë për një gjobë prej 4 milionë dollarësh.

Departamenti tha se 128 pasagjerë hebrenj – pothuajse të gjithë mbanin rroba të veshura nga burra hebrenj ortodoksë, u ndaluan të hipnin në një fluturim lidhës për në Gjermani, duke përmendur sjelljen e papërshtatshme nga disa pasagjerë. Edhe pse shumë nga pasagjerët hebrenj nuk e njihnin njëri-tjetrin ose nuk udhëtonin së bashku, ata u thanë hetuesve të departamentit se Lufthansa i trajtoi të gjithë sikur të ishin një grup i vetëm dhe ua mohoi hipjen në avion.

Nga ana tjetër, linja ajrore gjermane ka mohuar që ndonjë nga punonjësit e saj të jetë përfshirë në diskriminimin e pasagjerëve, por ra dakord për zgjidhjen për të shmangur paditë që departamenti amerikan kishte kërcënuar të ngrinte kundër saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA