Disa foto zotërimesh personale të djegura janë prezantuar si provë abuzimesh të zyrtarëve kufitarë të BE.
Policia në Kroaci është vënë para akuzave për brutalitet ndaj emigrantëve ilegalë në kufijtë e saj, si vendi i parë i hyrjes në BE.
Raportimet e agjencie pro-refugjatësh thonin se dokumentet personale i ishin marrë dhe djegur emigrantëve, para se t’i kthenin ata përsëri në Bosnie.
Rrjeti The Guardian mori raportimin nga grupimi pro-emigrant ‘No Name Kitchen’ (NNK), për aktet e dhunës ndaj emigrantëve që tentonin të hynin në BE.
Ata thonin se çdo ditë njerëz nga Azia, Lindja e Mesme, veriu i Afrikës dhe tashmë edhe Kina, tentojnë të kalojnë Ballkanin për të hyrë në BE.
Ata detyrohen të kalojnë shumicën e rrugëtimit të tyre si të pastrehë në kampe të improvizuara ose stacione treni.
Shumë ndalohen nga policia kufitare kroate dhe kontrollohen, teksa disa raportime flasin për grabitje dhe kthim të dhunshëm sërisht drejt Bosnies.
Grupi NNK tregonte dhe për vendndodhjen e “pirgjeve të djegura” ku shiheshin të shkrumbosura sende personale për të cilat refugjatët kanë nevojë pasi të hyjnë në BE, por vertetesia e pretendimeve nuk eshte e konfirmuar.
Celularë të djegur ishin provë e abuzimeve të mundshme te policisë kroate për të zhdukur videot ose fotot e abuzimeve të bëra nga emigrantët, shkruan rrjeti The Guardian.
Top Channel