Milioneri që humbi gjithçka përfshi dhe shtëpinë në gjyq me gruan, detyrohet të vendoset në shtëpinë e të birit (fotot)

14/10/2024 15:20

Një biznesmen britanik që humbi gjithçka në betejën ligjore me ish gruan e tij, raportohet se është detyruar të vendoset në shtëpinë e të birit prej gjendjes së varfër financiare.

Peter Andreewitch 61 vjeçari përballet prej gati një dekade me ish-gruan Magali Mourtreuil, 50 vjeçe, për pronësinë e shtëpisë 2.2 milionë paundë në qendër të Londrës si dhe një seri pronash jashtë Anglisë.

Burri më parë kishte transferuar shumë nga pronat e tij te Moutreuil për të fshehur pasurinë e vërtetë, ose për t’u mbrojtur nga rreziqe financiare, shkruan rrejti vendas Daily Mail.

Çifti që kanë rritur pesë femijë gjatë marrëdhënies së tyre 19 vjeçare, u ndanë në 2017 dhe po humbasin të ardhurat në betejat në Gjykatën e Lartë.

Zoti Andreewitch ka humbur shumiën e argumenteve dhe në një prej dënimeve i është dhënë burgim i pezulluar për ‘përçmim të gjykatës’.

Në nëj vendim të vitit të kaluar, gjykatësi Michael Jefferis, tha se tentativat e tij për të rifituar pronësinë e aseteve ishin një ‘abuzim me procesin’.

Por burri thotë se kishte kaluar pronesinë te gruaja për t’u mbrotjur nga ekspozimi ndaj kreditorëve dhe për të fshehur pasurinë e vërtetë. Ai shton se nuk dëshironte që zonja Moutreuil të ishte pronare e shtëpisë së tyre në Londër, që Andreewitch kishte blerë në vitin 1993, si dhe te një seri pronash në Gjermani.

Pas ndarjes së tyre në 2017, ata vijuan të jetonin në të njëjtën shtëpi me fëmijët ndërsa Andreewitch nisi të kërkonte nga Moutreuil që të hiqte dorë nga të drjetat për pronën.

Por ajo refuzoi presionin nga ish-partneri dhe e hodhi në gjyq.

Burri thotë se tashmë është detyruar të vendoset në shtëpinë e djalit të tij prej humbjes së banesës dhe të të ardhurave ne gjyqe.

Gjykata vendosi në favor të gruas dhe ka refuzuar disa apelime të Andreewitch, i cili ka kërkuar një tjetër apel ndaj vendimit të gjykatësit Jefferis, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/3
Një biznesmen britanik që humbi gjithçka në betejën ligjore me ish gruan e tij, raportohet se është detyruar të vendoset në shtëpinë e të birit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA