Dyshohet se do vriste Trump, i arrestuari pranë tubimit kishte dy armë dhe pasaporta false

14/10/2024 07:19

Një person që posedonte një pushke gjahu dhe një pistoletë të mbushur u arrestua në një kryqëzim pranë tubimit të Donald Trump në Coachella, Kaliforni, të shtunën, tha policia.

I dyshuari 49-vjeçar, Vem Miller, ishte duke drejtuar një fuoristradë të zezë, kur u ndalua në postbllokun e sigurisë, të cilët gjetën dy armët e zjarrit dhe një “karikator me kapacitet të lartë”.

Miller më pas u arrestua “pa incidente”, tha zyra e Sherifit të Qarkut Riverside.

Shërbimi Sekret i SHBA tha se Trump “nuk ishte në asnjë rrezik”, duke shtuar se incidenti nuk ndikoi në operacionet mbrojtëse.

Një zyrtar lokal e quajti të dyshuarin një “të çmendur” dhe zyra e tij shtoi se takimi nuk ndikoi në sigurinë e Trump ose të pjesëmarrësve në tubim.

Shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Ndërsa zyrtari i Qarkut Riverside, Chad Bianco tha se ishte e pamundur të spekulohej se çfarë kishte në mendjen e të dyshuarit, ai tha se “besonte vërtet” se oficerët e tij kishin parandaluar një atentat të tretë.

Ai shtoi se mund të jetë e pamundur të vërtetohet se ky ishte qëllimi i njeriut.

Një zyrtar federal i zbatimit të ligjit tha për CBS News se nuk kishte asnjë indikacion për një atentat të lidhur me këtë incident.

Autoritetet federale thonë se janë ende duke hetuar incidentin dhe do të jetë në dorën e tyre të ndjekin çdo akuzë shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA