Dhjetë anëtarë të familjes shtrohen në spital pasi konsumuan kërpudha helmuese në SHBA (fotot)

14/10/2024 21:30

Dhjetë anëtarë të një familjeje të komunitetit të pavarur kristian Amish në SHBA, janë shtruar në spital në shtetin Pennsylvania pas konsumit të kërpudhave helmuese, sipas raportimeve.

Shërbimet e emergjencave thanë se ishin përgjigjur një thirrjeje për helmim te shumëfishtë në komunitetin Peach Bottom në fundjavë, ku jetojnë kristianët që nuk preferojnë të jenë të pavarur nga sistemi shtetëror të SHBA.

Komuniteti fetar Amish njihet për jetesën e tyre të pavarur komunitare, me ushqime të rritura vetë ose të mbledhura në botën e egër, pa sistemin arsimor e shëndetësor të shtetit amerikan.

Zyrtarët thanë për rrjetin vendas Local21news se familja kishte gjetur kërpudhat në pyll dhe i kishte përgatitur për të ngrënë për darkë.

Por dhjetë prej tyre, shumica të mitur ishin ndjerë keq dhe dërguar në spital pas konsumit të kërpudhave që rezultuan helmuese, shkruan rrjeti CNN.

Zëdhënsi i zjarrfikësve të Delta-Cardiff, Gregory Fantom tha për rrjetin CNN se familja përbëhej nga burri gruaja dhe nëntë fëmijët e tyre.

Moshat e tyre varionin nga 1 deri në 39, dhe jetonin në qytezën primitive pranë Baltimore, në bregun perëndimor të lumit Susquehanna.

Të sëmurët kishin kaluar tashmë krizën e tyre dhe janë lënë të dalin nga spitali, teksa zyrtarët refuzonin të jepnin emrat e tyre për mediat, qoftë edhe të të rriturve, shkruan rrjeti Independent.

FOTO GALERI
1/3
Dhjetë prej tyre, shumica të mitur ishin ndjerë keq dhe dërguar në spital pas konsumit të kërpudhave që rezultuan helmuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA