Zyrtarët në Spanjë njoftonin sot se një britanik i njohur në rrjetet sociale për akte të guximshme akrobacie, ka gjetur vdekjen pasi ra nga ura më e lartë e vendit.
26-vjeçari britnaik që nuk është identifikuar publikisht vdiq dje (13 tetor) në Talavera de la Reina, pas rënies nga lartësia e urës Castilla-La Mancha, që në pikën e saj më të lartë arrin në 192 metra.
Ura ndodhet në perëndim të Madrid dhe ndërtimi i saj ishte kritikuar prej fillimit si shpërdorim fondesh pasi nuk ka shumë trafik që kalon në të.
Policia ishte thirrur mëngjesin e të dielës dhe konfirmuan se i riu kishte vdekur nga rënia prej urës Castilla-La Mancha.
Macarena Muñoz, këshilltare e sigurie qytetare tha se ngjitja në ujë është qartësisht e ndaluar.
“Ne zbuluam se ata kishin ardhur në Talavera për t’u ngjitur në urë, për të krijuar material për rrjetet sociale, dhe kjo solli përfundimin e trishtë e tragjik”, tha Munoz.
Një zëdhënës i policisë spanjolle në Toledo tha për rrjetin Metro se 26-vjeçari kishte rënë nga një lartësi prej 40 deri në 50 metra dhe as ai e as një 24 vjecar që ishte me të, nuk kishin pajisje sigurie për ngjitjen e rrezikshme që po kryenin.
Ata shtonin se i riu tjetër ishte në gjendje të shokuar kur erdhi policia, por është larguar tashmë pa akuza të ngritura ndaj tij.
Kjo nuk është hera e parë që dikush ngjitet në urën Castilla-La Mancha për famë në rrjetet sociale, teksa një video e dy djemve që e bënin këtë ka qenë në rrjet prej vitit 2016.
Ura është hapur në 2011 dhe ngjitja në të ka qenë gjithmonë e ndaluar, shkruan rrjeti Metro.
Top Channel