BE kërkon kthimin e 150 milionë euro fonde nga Tunizia pas ‘shkeljeve të të drejtave të emigrantëve’ (fotot)

14/10/2024 16:45

Rriten shqetësimet për fondet e dërguara për emigracionin, prej abuzimeve me të drejtat e njeriut të qeverisë represive të Tunis.

BE ka kërkuar por nuk po arrin të rimarrë fondet prej €150 milionë që i dha Tunizisë për kufizimin e emigracionit drejt Evropës, pas pretendimeve se fondet shkuan për forcat e sigurisë, të cilat janë akuzuar për shkelje të rënda ndaj emigrantëve dhe protestuesve në vend.

Komisioni Evropian kishte paguar shumë qeverisë tuniziane në një marrëveshje të kontestuar emigracioni dhe zhvillimi imjantesh të lidhura me të, por shteti afrikano-verior ka probleme me regjimin gjithnjë e më shumë autoritar dhe pandëshkueshmëri ndaj shkeljeve të policisë.

Investigimi rrjetit The Guardian zbuloi muajin e kaluar abuzime të shumta nga agjencitë e sigurisë në Tunizi, duke përfshirë dhe dhunë seksuale ndaj emigrantëve.

BE thotë tashmë se po gjen një mënyrë ligjore për rikthimin e fondeve, edhe pse zyrtaret bëjnë të qartë se marrveshja parashikonte që “paratë të shpenzoheshin me respekt ndaj të drejtave të njeriut”, sipas shtrëngimit të kritereve për fondet në vitin 2021.

Por raporti mbi të drjetat e njeriut të emigrantëve atje u krye pas kalimit të fondeve në mars të vitit të shkuar.

Catherine Woollard, e Këshillit për Azilin në BE, tha:

“Të drejtat e njeriut janë pjesë e akordeve te tilla me të gjitha qeveritë shtypëse. Ato kërkojnë të shmangin veprimet abuzive dhe që BE të mos jetë e përfshirë në shkelje”.

Presidenti tunizian Kais Saied fitoi mandatin e pestë javës që shkoi me zgjedhjet e kontestuara që siguruan vetëm 30 përqind të pjesëmarrjes.

Ai ka disa precedentë për retorikë raciste për emigrantët nga Afrika nën-Sahariane, dhe kjo ka nxitur abuzimet ndaj tyre të forcave të sigurisë.

Akordi i BE me Tunizinë është tashmë në fokusin e hetimit të ‘avokati të popullit’ të BE, Emily O’Reilly’s, dhe pritet të dalë në javët në vijim.

O’Reilly tha: “Nëse zbulohet se pajisjet e financuara nga BE në Tunizi janë përdorur për të shkelur të drejtat e emigrantëve, paratë duhet të kthehen, problemi është mënyra si të realizohet”, shkruan rrjeti The Guardian.

FOTO GALERI
1/3
Emigrante afrikane duke protestuar ne Tunizi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA