Serbia është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 13 km në verilindje të qytetit të Vranjës në Serbi rreth orës 20:46.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës.
Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, ky tërmet konsiderohet me intensitet të moderuar dhe nuk pritet të shkaktojë dëme të mëdha strukturore.

Tërmeti është raportuar në web faqen https://emsc-csem.org/.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA