Të ngrëshme apo helmuese? Entuziastët e kërpudhave në Francë mësojnë të bëjnë dallimin (fotot)

12/10/2024 19:06
Drejtuesi i grupit Jean-Philippe Rioult, tha se vera e lagësht kishte favorizuar shtimin e kërpudhave

Prej fillimit të tetorit një grup amatorësh kërpudhash në veri të Francës, dalin të shoqëruar nga një studiues dhe mykolog për të mësuar të njohin kërpudhat e ngrënshme dhe ato helmuese.

Eventi i quajtur “Mycologiades Internationales” në pyllin e Bellême favorizohet nga sezoni me shirat që kanë nxitur rritjen e kërpudhave të egra.

“Nuk është vetëm dëshira për të këputur kërpudha për të ngrënë, por dhe për t’i njohur ato”, shpjegon një prej grave pjesëmarrëse në aktivitetin emocionues.

Pensionistja Cécile Blanchard ka ardhur në event me bashkëshportin Michèle Hébert:

“Duke parë numrin e njerëzve që kanë ardhur mund të them se praktika e vjetër nuk është zhdukur ende, ka ende njerëz të interesuar për të mësuar mbi kërpudhat. Një nga zotërinjtë sapo na tregoi më parë dy kërpudha thuajse identike, por njëra ishte e ngrënshme dhe tjetra jo”, tha Cecile për rrjetin AFP.

Drejtuesi i grupit  Jean-Philippe Rioult, tha se vera e lagësht kishte favorizuar shtimin e kërpudhave:

“Kaluam një verë të lagësht, ishte edhe nxehtësi por ditët e fundit ka qenë ftohtë. Kjo do të thotë se specie të reja kërpudhash do të shfaqen. Regjimi i ujit, i të nxehtit e të ftohtit janë faktorë të rëndësishem”.

“Këtu në Bellême kemi publik të zakonshëm, studiues ose profesionistë të interesuar te kërpudhat, siç janë farmacistët që duhet të përcaktojnë kërpudhat për pacientët e tyre. Por për shumë të tjerë është vetëm për t’i ngrënë ato, dhe shmangia e atyre që janë helmuese ose thjesht të pangrënshme”.

Farmacisti në pension Pascal Hériveau, gjithashtu ekspert kërpudhash, shtoi:

“Një marrëdhënie simbiotike mund të vendoset mes pemës dhe kërpudhës, në një sistem me leverdi për të dyja. Por në pyll ka dhe degë e gjethe, të cilat po të mos ishte për kërpudhat, insektet e pbakterier, do të mbysnin tokën e pyllit. Ato degradohen dhe kthehen në humus.”

“Kërpudhat konsiderohen pjesë e rrjetit të pemëve dhe mund të komunikojnë me njëra-tjetrën”, shtoi Heriveau për AFP.

FOTO GALERI
1/9
“Nuk është vetëm dëshira për të këputur kërpudha për të ngrënë, por dhe për t’i njohur ato”, shpjegon një prej grave pjesëmarrëse në aktivitetin emocionues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA