Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili do të lidhte Detin e Zi me detin Adriatik, raportojnë mediat bullgare.

“Bashkimi Evropian e detyroi korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e kemi parandaluar këtë skenar të errët për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiç të fillojë të investojë në linjën hekurudhore të Korridorit 10”, ka deklaruar Vesiç, shkruan Bgnesnews.

Sipas tij, “Serbia duhet të luftojë për të qenë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore.”

Më tej në artikull thuhet se vendimi i parë i qeverisë së Maqedonisë ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8. Krahu i djathtë e Mitkoskit, Aleksandar Nikoloski, madje u përpoq të ridrejtojë fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti në Korridori 10.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA