Kandidati për guvernator vdes nga zjarri i papritur në barkën e shpejtësisë (fotot)

12/10/2024 18:33

Benny Laos, kandidati për guvernator i rajonit të gjerë malajzian North Maluku është konfirmuar i vdekur pas një zjarri në një barkë shpejtësie teksa ai dhe shume shoqërues e tij ishin në bord.

Një total prej gjashtë personash humbën jetën në incident shkruan rrjeti vendas JakartaGlobe.

Drejtuesja e spitalit rajonal të Pulau Taliabu, Cecilia Octavia Mbotengu, konfirmonte vdekjen e Laos pasditen e djeshme, megjithë përpjekjet e doktorëve për ta shpëtuar.

Kreu i shëndetësisë së Taliabu se një total prej 25 të mbijetuarish ishin trajtuar prej tyre por për fat të keq gjashtë persona, përfshi dhe Laos, kishin vdekur.

Zyrtarët shpjegonin më herët se barka e shpejtësisë me emrin Bela-72, kishte marrë flakë papritur teksa furnizohej me karburant në portin e Bobong.

Barka mbante 40 pasagjerë, përfshi kandidatin Benny Laos, zëvendësin e tij për postin Sabrin Sehe, stafin e tyre dhe grupin e sigurisë, shkruajnë mediat.

FOTO GALERI
1/3
Kreu i shëndetësisë së Taliabu se një total prej 25 të mbijetuarish ishin trajtuar prej tyre por për fat të keq gjashtë persona, përfshi dhe Laos, kishin vdekur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA