Albana Vokshi: Pavarësisht se mbledhjet duhet të kenë afat 48 orë për t’u përgatitur, sikurse e shikoni opozita i është përgjigjur kërkesës urgjente për të vijuar punën e komisionit.
Unë dua të them që është gabim i madh të mendosh se mund të bësh marrëveshje me këta që janë këtu. Ashtu si drejtuesi i tyre, Edi Rama, nuk dinë çfarë është fjala, nuk kanë besë, nuk njohin Kushtetutë. Çdo mbledhje ka qenë në shkelje të ligjit që e kanë ndryshuar vetë, ka qenë në shkelje të Kushtetutës, ka qenë në shkelje të pikave të rregullores. Nuk ka asnjë mbledhje tjetër sot. Por kanë vendosur ta heqin kompetencën dhe kanë caktuar këtë sallë, ku nuk menaxhohet dot mbledhja, ndërkohë që salla tjetër ku kemi bërë mbledhje është bosh. Nuk ekziston rregullore. Kanë kaluar kompetencat, bashkë me sekretariatin e Kuvendit. I kanë të gjitha, kanë qeverinë, qeverisjen qendrore, kanë parlamentin, kanë krijuar komisione antikorrupsion, ministri antikorrupison. Nuk u mjafton. E kanë rrëmbyer edhe këtë komision. Kanë rrëmbyer agjendën, kanë rrëmbyer dëshmitarët. Shikoni, s’ka deputetë të opozitës, sepse i kanë përjashtuar me firmën e vetë. A mund të ketë vijueshmëri normale të një komisioni hetimor, në mungesë të deputetëve që e kanë kërkuar këtë komision. Si mendoni se deputetët e mazhorancën do hetojnë vetë korrupsionin e Edi Ramën. Të vetmin komision që ka opozita, e keni rrëmbyer. Ku po shkoni mo. Mirë që shkruajta sot mos e filloni mbledhjen, se ishit të gatshëm për të filluar. Ku ka komision që është rrëmbyer në këtë komision. Është rrëmbyer nga personi që janë subjekt i SPAK. Dhe të gjithë silleni njëlloj, si një masë amorfe, a keni një fije deputeti, nuk do të jeni më deputetë, se do të jenë ata të TikTok-ut të Edi Ramës. Juve vetë s’mund ta pranoni këtë. Si mund të rrëmbeni agjendën e komisionit me forcë, me dhunë. E keni rrëmbyer se nuk doni të bëni transparencë.
Top Channel