Kampet në Gjadër dhe Shëngjin janë gati, emigrantët e parë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme! Mediat italiane zbulojnë detajet e fundit

11/10/2024 11:17

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri kanë përfunduar. Sipas mediave italiane, kampi në Gjadër u dorëzua për testim një ditë më parë.

Së bashku me kampin në Shëngjin, që përfundoi më herët, dy qendrat do të jenë funksionale që në fillim të javës së ardhshme, kur do të fillojnë të mbërrijnë emigrantët e parë, raporton Il Giornale.

Të gjithë sytë në Evropë janë përqendruar te projekti italian, i konsideruar nga shumë njerëz si një model i vlefshëm për t’u kopjuar nga i gjithë Bashkimi Evropian në përpjekje për të zgjidhur problemin e migrantëve të parregullt, për të cilin tashmë ankohen të gjitha vendet.

Projekti italian në Shqipëri, thotë Il Giornale, mund të jetë pikënisja për një projekt evropian dhe në mbarë komunitetin, sikurse kërkohet nga 15 vendet e BE-së që i dërguan një letër Komisionit duke kërkuar formulimin e një propozimi në përputhje me paktin Itali-Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA